Në Kosovë, ashtu si edhe në shumicën e vendeve të tjera të botës, duke përfshirë vendet e botës së zhvilluar, meshkujt janë më të pranishëm se gratë në gati secilin aktivitetet të jetës publike dhe pabarazia është dukuri e pranishme edhe në botën e biznesit, transmeton Gazeta Metro.

Për arsye të ndryshme socio-ekonomike, burrat janë në masë të madhe pronarët e bizneseve në Kosovë, ndërkohë që gratë mezi tejkalojnë shifrën 10% të pronarëve të të gjitha bizneseve të regjistruara në Republikën e Kosovës.

Platforma Bizneset e Hapura, e zhvilluar nga organizata Open Data Kosovo, përmes një vizualizimi të thjeshtë të të dhënave të marra nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) përmes metodës web Scraping, ka nxjerrë në pah faktin që diferenca mes dy gjinive në raport me pronën në biznes është jashtëzakonisht e madhe.

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, në procesin për regjistrimin e biznesit dhe në platformën e saj nuk specifikon dhe nuk kërkon nga regjistruesi i biznesit të specifikojë gjininë, por Open Data Kosovo, gjatë zhvillimit të platformës, ka projektuar një algoritëm të veçantë përmes të cilit ka bërë diferencimin e gjinisë së pronarit të shumicës së bizneseve të marra nga databaza e ARBK-së.

Algoritmi i dizajnuar për këtë qëllim ka bërë të mundur specifikimin e gjinisë së pronarit të biznesit varësisht nga emri i dhënë nga regjistruesi në ARBK. Kështu, nga të dhënat e zhvilluara me këtë algoritëm, ka dalë që më shumë se 153 mijë biznese në Kosovë kanë pronarë burra, ndërkohë që gratë janë pronare të vetëm pak më shumë se 23 mijë bizneseve. 30,076 bizneseve nuk ka qenë e mundur t’u caktohet gjinia e pronarëve, meqenëse algoritmi nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë përmes emrit gjininë e të regjistruarit si pronar i biznesit.

Shikuar me përqindje, i bie që burrat janë pronarë të 74% të bizneseve në Kosovë, ndërkohë që gratë ndalen në 11% të këtij raporti. Kategoria e gjinisë së pronarëve në websajtin biznesetehapura.com mundëson edhe bërjen e vizualizimit në bazë të kriterit të komunave të Kosovës apo statusit aktual të biznesit – nëse biznesi është aktiv apo është shuar.

Nëse e përdorim këtë mundësi për të shikuar ndarjen e pronës së bizneseve sipas gjinisë në komunën e Prishtinës, shohim që ky raport është paksa më i lartë për gratë se sa që është në nivel të Kosovës, kjo pasi 7,220 biznese në Prishtinë (12.85%) figurojnë me pronare gra.

Këtu mund të klikoni për t’i parë bizneset e regjistruara ne Kosovë.

(Ky artikull është publikuar si pjesë e projektit “Përmirësimi i praktikave të transparencës së qeverisë dhe të bizneseve nëpërmjet të dhënave të hapura” financuar nga Ambasada Amerikane dhe që implementohet nga Open Data Kosovo). /gazetametro.net

Ky artikull është prodhuar për Gazetën "Metro", ku edhe është publikuar fillimisht. Ripublikimi i këtij artikulli është bërë me lejen e Gazetës "Metro".

ARTIKULLI I PLOTË: https://gazetametro.net/sa-biznese-ne-kosove-jane-me-pronare-gra/