Gratë në Kosovë vazhdojnë të përballen me vështirësi në qasjen e barabartë në biznes dhe në sfera të tjera të shoqërisë në raport me burrat, ndërkohë që kjo është lehtësisht vërehet edhe në raportet e specializuara të organizatave që merren me biznesin, transmeton gazeta Metro.

Tregtia me pakicë në dyqane të zakonshme me produkte të ndryshme dominon si entitet biznesor në Kosovë, porse kjo gjë nuk mund të thuhet edhe për gratë të cilat janë të regjistruara si pronare biznesesh, por kryesisht janë të koncentruara në veprimtari të tjera nga ato të burrave.

Baza e të dhënave të platformës Bizneset e Hapura të zhvilluar nga organizata Open Data Kosovo përmban të dhëna të sakta për këtë fushë, prej nga mund të shohim që gratë janë vërtetë të mangëta në veprimtaritë biznesore në raport me burrat, për nga natyra e bizneseve dhe sasia e tyre. Një graf në kuadër të të dhënave të vizualizuara tregon që veprimtaria kryesore biznesore e zhvilluar nga gratë është floktaria, përkatësisht sallonet e floktarisë dhe trajtimet tjera të bukurisë.

Nga databaza rezulton që në Kosovë janë të regjistruara më shumë se 3,000 biznese të tilla me pronare gra e që veprojnë në Kosovë. Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara ku mbizotërojnë ushqimi, pijet dhe duhani – marketet, tregjet etj. – renditet e dyta si kategori në listën e bizneseve të kultivuara nga gratë, ndërkohë që për burrat një veprimtari e tillë është kryesore. Rreth 2,500 biznese të tregtisë me pakicë janë të regjistruara me pronare të gjinisë femërore, ndërkohë që për burrat kjo shifër për këtë kategori është veprimtaria kryesore me më shumë se 16,000 biznese. Tekstili dhe veshjet janë një tjetër lloj i biznesit që dallohet veçanërisht si veprimtari e ushtruar kryesisht nga gratë.

Tregtia me shumicë në dyqane të specializuara të veshjeve, pra butiqet e ndryshme, dhe tregtia me pakicë e tekstileve, gjithashtu renditen në mesin e 10 veprimtarive biznesore të mbajtura nga gratë, ashtu siç është edhe me bizneset që merren me kozmetikë dhe shitje të këpucëve.

Në anën tjetër, sa u përket veprimtarive të dalluara për gjininë mashkullore vlen të theksohen aktiviteti i taksive, ndërtimi i objekteve banesore, transporti i mallrave dhe mirëmbajtja e riparimi i automjeteve. (Ky artikull është publikuar si pjesë e projektit “Përmirësimi i praktikave të transparencës së qeverisë dhe të bizneseve nëpërmjet të dhënave të hapura” financuar nga Ambasada Amerikane dhe që implementohet nga Open Data Kosovo).

Ky artikull është prodhuar për Gazetën "Metro", ku edhe është publikuar fillimisht. Ripublikimi i këtij artikulli është bërë me lejen e Gazetës "Metro".

Artikulli i plotë: https://gazetametro.net/cilat-jane-bizneset-kryesore-te-ndara-sipas-gjinive-ne-kosove/