Sipas vrojtimeve te para të krijuara nga platforma e bizneseve të hapura në fushën e Ndërtimtarise kuptojmë se në 5 vitet e fundit janë hapur 4717 biznese me aktivitet Ndërtim Banesor, ku 4432 prej tyre janë aktive.

Këto vrojtime tregojnë se ky lloj biznesi gjithashtu radhitet në rend të dytë si "Bizneset me Top Aktivitet" vitet e fundit. Duke mare parasysh shtimin e bizneseve të reja analizat ekonomike tregojnë se kapitali mesatarë ka pasur ngritje dhe ulje nder vite, por shënon ulje shumë te madhe ne këto vitet e fundit krahasuar me vitin 2009-2011 ku kapitali mesatarë tregon rritje të dukshme me 1,577,806.4 Euro.

Duke u bazuar në të dhënat në Top Aktivitetet Biznesore sipas Gjinisë së Pronarëve, bizneset me objektiv ndërtimin banesor renditen në vendin e tretë për nga numri i gjinise mashkullore, duke kuptuar kështu që numri i gjinise femërore në këtë fushë është akoma shumë i ulët.